DYLON

Gjilani në formë të mirë, mposht Llapin në miqësore

Gjilani në formë të mirë, mposht Llapin në miqësore
Avatar photo Elife Sherifi

Kf.Gjilani ishte nikoqir i miqësores me Llapin në kuadër të fazës parakampionale të Superligës së Kosovës. Gjilani rezultoi fitimtar me rezultat minimal, 1:0 me golin e Fiton Hajdarit.

Ndeshja e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan ishte përballja dhe njohja e futbollistëve të të dyja skuadrave, të cilët u bashkuan me klubet respektive në këtë afat kalimtar.

Të dyja klubet nisën ndeshjen me futbollistët e rinj, duke testuar formën aktuale të klubeve, ndërsa u tregua lojë e bukur në fushë.

EkoHigjiena

Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, meqenëse gjilanasit ishin afër golit në tri mundësi. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pagola.

Pjesa e dyte vazhdoi me taktika, organizime të lojës dhe rrjedh kryesisht e qetë e ndeshjes, deri kur shifrat i ndryshoi Fiton Hajdari.

Ajo që u pa në fushë tregoi se të dyja klubet kanë fituar përvoja të reja dhe krijuar fytyrë tjetër nga viti i kaluar, pasi futbollistë të shumtë me eksperienca të ndryshme kanë freskuar përbërjen e klubeve.

Sidomos, u vërejt një formë e mirë ofanzive dhe me sulme të shpejta tek Kf.Gjilani, i cili ka investuar në transferime dhe duket se kampionatin e ri do ta nisin me synime të qarta këtë vit.

Edhe në këtë takim pati mjaft interesim nga sportdashësit gjilanas, por edhe ekipit mysafir nga Podujeva.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.