Drita ka shkëlqyer në ndeshjen e javës së tetë në Superligë, ku fitoi bindshëm ndaj Vushtrrisë 5:1. Vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke dominuar lojën dhe krijuar raste të njëpasnjëshme.
Betim Haxhimusa realizoi dy gola, Xhevdet Shabani, Lucas Cardoso dhe Bujar Shabani realizuan nga një tjetër në triumfin e pestë sezonal për ish-kampionët e vendit.
Matheus realizoi golin e vetëm për Vushtrrinë nga pika e bardhë në këtë përballje.
Drita inkuadroi disa lojtarë të rinj, të cilët debutuan me bardhëekaltërit dhe ia dolën mjaft mirë.
Tashmë, Drita ka 17 pikë dhe merr kreun e tabelës në Superligë.