DYLON

Policia e KFOR-i turk bisedojnë për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta

Policia e KFOR-i turk bisedojnë për mundësinë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës njësitet e policisë në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit në kuadër të “Strategjisë Policia në bashkësi”, sot, bashkë me Këshillin Lokal të Sigurisë Publike në lagjen “Avdullah Presheva”, kanë vizituar KFOR-in Turk që vepron në Gjilan.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mundësia e bashkëpunimit lidhur me projekte të përbashkëta e që kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetareve.

Komandanti i LMT-i nga KFORI turk për Gjilanin z.Ilham Guclu e ka mirëpritur këtë takim dhe u shpreh falënderues për vizitën nga ana e këtij këshilli, ku pjesë e pandashme janë edhe pjesëtaret e policisë së Kosovës .

EkoHigjiena

Policia e Kosovës gjithmonë është në mbështetje dhe përkrahje të qytetarëve të vet me veprime dhe angazhime konkrete për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.