Takimi i javës së tretë (i mbetur) i Superligës së Kosovës në futboll në mes të Dritës e Suharekës, u ka takuar gjilanasve bardhë e kaltër, të cilët e dominuan ndeshjen dhe me rezultatin 4 :2, regjistruan fitoren e radhës e cila përveç që e vendos në krye të tabelës e përforcon atë, tani me tri pikë dallim, nga pozita e dytë.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani, u tregua ofensive dhe lojtarët e Dritës ia arritën ta tundin portën e kundërshtarit plotë katër herë, ndërsa nga ajo që u pa në fushë, me pak fat, mund të kishte edhe me tepër gola nga skuadra vendëse.
Në anën tjetër në dy raste, skuadra gjilanase pati lëshimet e saja dhe në këtë takim u ndëshkua dy herë.
Gjithsesi, rezultati 4 – 2, ia solli Dritës fitoren, vendin e parë dhe diferencën prej tre pikësh prej Ballkanit që është i dyti në tabelë, pasi tani Drita, nga 13 ndeshje, ka 28 pikë, Ballkani, i dyti, ka 25 pikë e Malisheva, e treta, 22 pikë…
Përndryshe, golat në këtë takim, për Dritën i shënuan, Manaj, Krasniqi (2) e Dabiqaj, për mysafirët nga Suhareka, Fetahaj dhe Skrijelj. /2LONLINE/