Drita ka siguruar fitoren e radhës, kësaj here si mysafire në Klinë duke mposhtur Dukagjinin me rezultat 2 me 0. Ishte kjo ndeshje e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishin dy zëvendësimet e kryetrajnerit të Dritës, Zekirija Ramadani, që shënuan për këtë fitore dhe tri pikë të reja për skuadrën bardh e kaltër. Fillimisht Kastriot Selmani në minutën e 77-të e pastaj edhe Blerim Krasniqi në minutën e 87-të, shënuan në portën kundërshtare, për epilogun final, Dukagjini – Drita 0:2.
Drita ka grumbulluar 12 pikë nga pesë javët e deritanishme të luajtura, ndërkohë që i ka edhe dy takime të pazhvilluara, për shkak të angazhimit të saj në Evropë. /2LONLINE/