DYLON

PDK e Gjilanit flet sërish për dorëzimin e kryetarit të komunës, dorëheqjen e të cilit e kërkon sa më parë

PDK e Gjilanit flet sërish për dorëzimin e kryetarit të komunës, dorëheqjen e të cilit e kërkon sa më parë
Avatar photo Redaksia

“Alban Hyseni dorëzohet edhe para Gjykatës Themelore të Gjilanit, dërgon vendimin e tij për anulimin e 84 kontratave për punësimet e tij të kundërligjshme në institucionet komunale”, thuhet në një komunikatë të PDK-së së Gjilanit. Përveç tjerash, PDK vlerëson se “dorëheqja  është e vetmja rrugë e këtij kryetari të Gjilanit”.

Ja komunikata e plotë e PDK-së, dega në Gjilan.

EkoHigjiena

Alban Hyseni dorëzohet edhe para Gjykatës Themelore të Gjilanit, dërgon vendimin e tij për anulimin e 84 kontratave për punësimet e tij të kundërligjshme në institucionet komunale

Dje, kryetari i Gjilanit ka marr vendim për anulimin e 84 kontratave të jashtëligjshme për punësimet e familjarëve dhe militantëve të VV-së në institucionet komunale. Të gjithë të punësuarit janë njoftuar dje me këtë vendim.

Ndërsa gjatë ditës, një kopje të vendimit e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke tentuar t’a mbyllë në heshtje rastin e kallëzimit penal për dëmtim të buxhetit komunal prej mbi 1.4 milion euro për pagat e paguara kundërligjshëm nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve.

Për më shumë detaje, ditëve në vijim PDK do të publikojë dhjetëra skandale se si të punësuarit e jashtëligjshëm përmes kontratave në vepër, kanë dhënë me miliona euro tenderë, kanë mbikqyrë ekzekutimin e projekteve me miliona euro ndërsa kanë qenë pa përgaditje profesionale dhe vetëm me shkolla të mesme.

Fortuna veç sa ka filluar në Gjilan, nuk ka sen që e ndalë këtë kryetar komune, për të rënë në humnerën e tij qeverisëse me komunën e Gjilanit.

DORËHEQJA është e vetmja rrugë e këtij kryetari të Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.