Ndeshjet e para të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll kanë sjellur rezultate interesante, por edhe të pritura për favoritët.
Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim për të mbajtur distancën me ndjekësit e parë, derisa mposhti Vushtrrinë në stadiumin “Ferki Aliu”, me rezultat bindës (4-0), shkruan 2LONLINE.com.
Xhevdet Shabani zhbllokoi ndeshjen në minutën e parë të ndeshjes, derisa më pas Betim Haxhimusa, Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu shënuan për fitoren e thellë të Dritës.
Në anën tjetër, edhe klubi tjetër gjilanas, SC Gjilani ka shkëlqyer në përballjen e zhvilluar në Gjilan përballë Dukagjinit në udhëtim (3-1).
Keita Razak, Fiton Hajdari dhe një autogol i Arbër Shalës mjaftuan për fitoren e radhës të ‘kuqebardhëve’ që mbeten në garë për titullin kampion.
Në anën tjetër, ndeshja Trepça ’89 – Flamurtari është mbyllur me rezultat 1:1.
Kjo është renditja tabelare pas ndeshjeve të sotme.