Skuadra gjilanase FC Drita, kampione në fuqi, ka shënuar fitore të vështirë por të rëndësishme, në ballafaqimin e sotshëm kundër KF Drenicës me rezultat 2 me 0. Tani Drita ngritet në tabelë, në pozitën e 4-të me 29 pikë të grumbulluara.
Bardh e katërtit, si nikoqir, me mbështetjen e “intelektualëve” dolën më të suksesshëm karshi mysafirëve nga Drenica, duke i ndalur të tria pikët në Gjilan, në këtë ballafaqim që ishte në kuadër të javës së 20-të në IPKO Superligë.
Të dy golat skuadra gjilanase i shënoi në minutat shtesë të takimit, Kyrian Nwabueze (90’+1’), dhe Xhevdet Shabani nga penalltia (90’+5’).