Klubi i futbollit Drita ka fituar ndeshjen 3 me 1 ndaj skuadrës së Ferizajt, në ndeshjen e javës së katërt të Superligës së Kosovës në futboll.
Me këtë fitore Drita ka nisur mbarë kampionatin vendor. Ndonëse ishte ndeshje e javës së katërt, kjo ishte loja e parë në këtë stinor për skuadrën gjilanase, pasi deri më tani takimet e saj ishin shtyrë, për shkak të angazhimit të saj në arenën ndërkombëtare. Ishte e angazhuar në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Konferencës.
Futbollistët, Almir Ajzeraj, Arb Manaj dhe Ilir Mustafa shënuan nga një gol për Dritën derisa golin e vetëm për Ferizajn e realizoi Edon Sadriu nga penalltia.
Tani Drita ka regjistruar tri pikët e para, ndërkohë që synimet e saja janë vet kreu i tabelës. /2LONLINE/