DYLON

Gjilan: Aktivitete mujore në trafikun rrugor

Gjilan: Aktivitete mujore në trafikun rrugor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore 01.08.2024 – 31.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar shtatëmijë e dyqind e katërmbëdhjetë (7214) gjoba.

Disa nga gjobat janë shqiptuar për:

EkoHigjiena

• Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar tremijë e pesëqind e dymbëdhjetë (3512) gjoba,

• Mos respektimi i këmbësorëve pesëdhjetë e një (51) gjoba,

• Rripi i sigurisë dyqind e nëntëdhjetë e katër (294) gjoba,

• Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar njëzet e gjashtë (26) gjoba,

• Përdorimi i telefonit mobil gjatë drejtimit të mjetit njëqind e gjashtëdhjetë e tri (163) gjoba,

• Drejtimi i mjetit pa patentë shofer nëntëdhjetë e tetë (98) gjoba,

• Gjendja jo e rregullt teknike e automjetit tetëdhjetë e një (81) gjoba,

• Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër njëqind e tridhjetë e tetë (138) gjoba,

• Drejtimi i motoçikletës pa helmet dyzet e një (41) gjoba,

• Janë përjashtuar nga trafiku dhe konfiskuar gjashtëmbëdhjetë (16) motoçikleta,

• Shqiptimi i masës së ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e dy (62) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.