Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së tretë në BKT Superligën e Kosovës në futboll, e ku në mesin e këtyre ballafaqimeve ishte edhe ajo në stadiumin: “Liman Gegaj”, në Malishevë, në mes të skuadrës së Malishevës dhe asaj të Dritës së Gjilanit.
Në këtë ndeshje, Drita shënoi fitore me rezultat minimal, me golin e vetëm në këtë ndeshje që u shënua në minutën e 84-të nga Ardit Tahiri.
Në fakt, për ta konfirmuar golin e Tahirit, u deshtë të rishikohet VAR-i, pasi nuk dihej nëse topi e kishte kaluar vijën e portës apo jo. VAR-i, qartësoi se topi kishte kaluar vijën e portës.
Përndryshe, nesër edhe skuadra tjetër gjilanase zhvillon takimin e saj, Gjilani është mikpritës i Dukagjinit. /2LONLINE.com/