Edon Zhegrova është rikthyer në formë të mirë gjatë javëve të fundit. Ylli i Kosovës ka zënë vend në formacionin startues të Baselit ku dy herë edhe është shpallur në 11-shen e javës në Zvicrës.
Kjo i ka rënë në sy edhe UEFA-së.
Faqja zyrtare e Europa League e ka zgjedhur driblimin e Zhegrovës ndër më të mirët në javën që kaloj.