Parandalimi i ftohjes dhe i gripit me disa ushqime

Parandalimi i ftohjes dhe i gripit me disa ushqime

Për të shmangur problemet e shëndetit gjatë stinës së ftohtë, të shkaktuara nga temperaturat e ulëta të motit, përveç veshjeve të trasha dhe ruajtjes nga këto temperatura, një faktor i rëndësishëm është edhe ushqimi.

Vitamina C mendohet se rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë thelbësore për të luftuar infeksionet. Agrumet, si portokajtë dhe mandarinat, janë të pasura me vitaminë C.

Në çdo vakt duhet të kemi fruta dhe zarzavate pjesë të menysë tonë. Gjithashtu, edhe proteinat janë elemente shumë të rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar. Burim i proteinave janë mishi, peshku, pula, bishtajoret në formën e fasuleve, thjerrëzave etj.

Duhet të përzgjedhim pulën dhe peshkun, në vend të mishit të kuq. Frutat e thata janë një burim proteinash dhe acideve yndyrore të pangopura në formën e omega 3, vitaminë E, të cilat veprojnë si antioksidantë.

Një sistem imunitar i fortë ndihmon edhe në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime si: karotat, fasulet, portokajtë, luleshtrydhet. Të gjitha këto përmbajnë fitonutrientë të tillë që rritin imunitetin, si vitamina C dhe karotenoidet.

KOMENTE