Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e ku skuadra gjilanase, SC Gjilani ka luajtur si mysafire në Skenderaj, kundër skuadrës FC Drenica.
Kështu FC Drenica dhe SC Gjilani barazuan pa gola duke i ndarë pikët. Gjilani me këtë barazim, momentalisht vazhdon të jetë në krye të tabelës me shtatë pikë, nga dy fitore dhe një barazim.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e Malishevës ka realizuar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mundur skuadrën e Ferizajt, me rezultat 3:1. /2LONLINE/