DYLON

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të mashtrimit, arrestimit, dhunës në familje…

Policia e Rajonit të Gjilanit në 24 orë: Raportohen raste të mashtrimit, arrestimit, dhunës në familje…
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të mashtrimit, arrestimit, dhunës në familje dhe posedimit të narkotikëve.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

MASHTRIM

Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 19.08.202-17:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti duke i futur në lajthitje disa kompani  të bizneseve  ka përfituar shuma të ndryshme të parave. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 20.08.2022-11:00. Me datë 24.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se i njëjti duke shkaktuara dhunë në familje, e ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Fsh.Gumnishtë, Gjilan, 24.08.2022-00:35. Eshte arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substance të dyshuara narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh.Shipashnicë,Kamenicë, 24.08.2022-15:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull  kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.