Dy monitoruesit e EULEX-it, Bengt Persson nga Suedia dhe Ivailo Petrov nga Bullgaria vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan, në vizitën e tyre lamtumirës në përfundim të misionit të EULEX-it.
Ata u pritën nga zëvendësdrejtori rajonal, nënkoloneli Shaban Azizi, i cili i falënderoi për përkrahjen dhe mentorimin nga misioni i EULEX-it, gjatë këtyre 10 viteve sa zgjati ky mision në Kosovë, transmeton 2LONLINE.
Me këtë rast në shenjë respekti për përkushtimin dhe punën e bërë, dy monitoruesit e EULEX-i, u nderuan me mirënjohje Falënderimi, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
.