DYLON

Ministri Rrustem Berisha prit në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi

Ministri Rrustem Berisha prit në takim ambasadorin e Italisë, Piero Sardi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi.

Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë duke u cilësuar si shumë të mira, për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit si dhe u shpreh një zotimi i sinqertë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e sigurisë.

Ministri Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen. Ai tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit. Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe u shpreh gjithashtu i gatshëm për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.