DYLON

Dekorohen me medaljen “Shërbim vetëmohues’’ pjesëtarët e Kërkim- Shpëtimit

Dekorohen me medaljen “Shërbim vetëmohues’’ pjesëtarët e Kërkim- Shpëtimit
Avatar photo Redaksia

Në një ceremoni të organizuar në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dekoruar me medaljen “Shërbim Vetëmohues’’ pjesëtarët e Task Forcës së Kërkim Shpëtimit.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i shoqëruar nga komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale, gjeneral brigade Naim Haziri, u pritën në Regjimentin e Mbrojtjes Civile nga komandanti, kolonel Shaip Haziri shoqëruar nga shefi i shtabit të RMC-së, nënkolonel Bajram Bekteshi dhe këshilltari i NALT-it për RMC, nënkolonel James Grimaldi, morën pjesë në ceremoninë e dekorimit të pjesëtarëve.

Pjesëtarët e Task-Forcës së Kërkim- Shpëtimit të ekipit të Shpëtimit në Ujëra dhe Male ishin të rreshtuar për pritjen e Komandantit të FSK-së, dhe me këtë rast gjeneral Rama theksoi se qëllimi i gjithë kësaj ceremonia është respekti për punën tuaj, për angazhimin që keni bërë në vazhdimësi për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve ku do që është kërkuar .

EkoHigjiena

,,Unë ju përgëzoj për punën dhe angazhimin. E di dhe e kuptoj se në çfarë kushtesh ju veproni dhe çfarë rrezikshmërie keni në punën tuaj. Kam qenë vet prezent në kërkimin e dy policëve të aksidentuar. Po ashtu kërkimi dhe gjetja e viktimës vikendin e kaluar tregon për punën dhe angazhimin serioz që ju jeni duke e bërë. Shpresoj që kurrë mos të kemi thirrje për angazhimin tuaj, se e di sa e vështirë është të gjesh dhe të tërheqësh një viktimë, por ju e keni treguar me punën tuaj se jeni të gatshëm dhe të përgatitur për çdo situatë’’ tha ndër të tjera në fjalën e tij gjeneral Rama.

Në fund të ceremonisë të gjithë pjesëtarëve iu ndanë medalje për ,,Shërbim Vetëmohues’’.

Vlen të theksohet se pjesëtarët e Kërkim–Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në vazhdimësi të angazhuar në operacione reale dhe të gjitha operacionet i kanë përfunduar me sukses siç janë për shembull: kërkimi në lumin Sitnica; në aksin Kaçanik-Hani i Elezit si dhe kërkimi në rrjedhën e Drinit të Bardhë në komunën e Pejës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.