Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, përmes një njoftimi, njofton të gjithë fermerët se ka zgjatur orarin e punës për shkak të numrit të madh të atye që kanë aplikuar për subvencione, pagesa direkte për kultura të ndryshme bujqësore.
E hëne – E premte nga ora 08:00 deri orën 18:00
E shtune nga ora 08:00 deri ora 16:00
“Ne si drejtori jemi pranë fermerëve në këtë periudhë të aplikimit duke uruar punë të mbarë gjatë punës në tokat e tyre bujqësore”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /2LONLINE/