DYLON

Rikthehet faqja e Komunës së Gjilanit në Facebook

Rikthehet faqja e Komunës së Gjilanit në Facebook
Avatar photo Redaksia

Pas pesë muajve, që kur ishte hakuar, faqja e Komunës së Gjilanit në facebook, është rikthyer mbrëmë.

Komuna e Gjilanit, përmes Zyrës për Informim i ka bërë kërkesë të vazhdueshme META-s, për rikthimin e faqes dhe gjithmonë ka marrë përgjigje se janë duke punuar në këtë drejtim, por sipas tyre, çështja kishte dalë më e komplikuar se sa kishin menduar.

EkoHigjiena

Sidoqoftë, më në fund, faqja është rikthyer e funksionalizuar dhe tani është e qasshme për publikun, si një alternativë shtesë për njoftim me punën dhe aktivitetet e institucioneve komunale.

“Publikut i kërkojmë falje për mungesën e deritashme, por zgjidhja nuk ishte në dorën tonë”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.