DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim një delegacion nga FMN-ja

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim një delegacion nga FMN-ja
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, kryesuar nga shefi i ri i këtij misioni për Kosovë, Sebastian Sosa, e ku prezent ishte dhe ai paraprak, Gabriel di Bella.

Në takim u theksua bashkëpunimi i frytshëm dhe i shkëlqyeshëm me FMN-në dhe vazhdimësia e tij. Nga FMN-ja u vlerësua lartësisht performanca e institucioneve të Kosovës lidhur me reformat e ndërlidhura me marrëveshjet mes Kosovës dhe FMN-së.

EkoHigjiena

Aktualisht po punohet intensivisht e për së afërmi me institucionet relevante lidhur me projektet në energji, me theks të veçantë ato në energjinë e ripërtërishme. U trajtuan dhe rezultatet pozitive e performanca e Kosovës në indikatorët kryesorë makroekonomikë, ku edhe pritet që trendi të vazhdojë të jetë pozitiv, në krahasim dhe me shtetet e tjera të rajonit.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi delegacionin për bashkëpunimin dhe bisedat gjithmonë të frytshme, duke nënvizuar dhe rëndësinë në vazhdimin e punës në ngritjen e kapaciteteve, të cilat do të reflektojnë në një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.