Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, bazuar në kërkesat e fermerëve të kësaj komune, ka bërë publike nga dje thirrjen për aplikim për bujqit e interesuar që duan të pajisen me makina spërkatëse, serra dhe makina për mbjellje të patates.
Drejtori i i kësaj drejtorie Naim Pira, ka bërë të ditur se të interesuarit mund të aplikojnë duke përmbushur kriteret që parashihen në thirrjen për aplikim, e që është publikuar dje në Web faqen zyrtare të komunës. Makinat spërkatëse do të kenë kapacitet prej 400 litrash, ndërsa serrat janë 50 metra katror. Edhe kultivuesit e patates do të kenë rastin të pajisen me makina, ka thënë Pira. Gjithashtu ai tha se fermerët e interesuar e që plotësojnë kriteret e caktuara, duhet të participojnë ne vlerë prej 20 %, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur për 15 ditë nga data e publikimit.