DYLON

Haliti: Edhe një projekt për gratë ndërmarrëse

Haliti: Edhe një projekt për gratë ndërmarrëse
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm sot në trajnimin që është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku po trajnohen gratë ndërmarrëse të viseve rurale. Ai ka përshëndetur të pranishmet në këtë trajnim dhe tha se ky projekt për gratë vitiase është shumë i dobishëm.

“Ky projekt i ri për Vitinë, e posaçërisht për vitiaset është shumë i dobishëm, ngase aftësimi profesional është tepër i nevojshëm. Komuna e Vitisë në vazhdimësi ka përkrahur gratë në biznes, qoftë ato fillestare apo të mesme dhe ja tani Vitia është edhe me një projekt për gratë ndërmarrëse. Jam i gatshëm me ju përkrahë maksimalisht më të gjithë sektorët, për fillimin e bizneseve të reja”, u shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ky projekt, i cili implementohet nga organizata “D&D”, dhe përkrahet nga shoqata “Nënë Tereza”, ka në fokus mbështetjen për fillim të bizneseve të reja të grave të zonave rurale, grave të margjinalizuara, të Ri-atdhesuara, të atyre me kushte të rënda ekonomike dhe nënave vetushqyese. Ndërsa përfituese do të jenë 200 – gra nga e gjithë Kosova.

Me këtë rast, kryetari Haliti ka vizituar edhe drejtorinë e Bujqësisë, drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe atë të Inspeksionit në Viti, ku është pritur nga drejtorët përkatës dhe stafi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.