Pas trajnimeve për bletarët dhe pemëtarët, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbajtur sot trajnimin për blegtorët e komunës së Gjilanit.
Menaxhimi i gjedhit qumështor që prodhon 30L (litër) qumësht, ishte tema e trajnimit që u ligjërua nga prof. dr. Behlul Behluli, profesor në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Në kuadër të Planit të punës për vitin 2023, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë për çdo muaj do të organizojë trajnime për fermerët e Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi.
Ligjërues të këtyre trajnimeve do të jenë profesorë të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, pas memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. /2LONLINE/