DYLON

Kamenicë: Arrestohen të dyshuarit për vjedhje

Kamenicë: Arrestohen të dyshuarit për vjedhje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve të stacionit policor Kamenicë me datën 16.03.2023 pas një pune hetimore mirë të organizuar dhe veprimeve operacionale ka arritur që të e lokalizoj dhe të arrestoj tre të dyshuar shqiptar kosovar S.K. (viti i lindjes 1981), E.B. (viti i lindjes 2001) dhe L.S. (viti i lindjes 1998).

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit dyshohet se në bashkëveprim kanë qenë të involvuar në një rast ,,Vjedhje rëndë’’  i ndodhura me datën 16.02.2023 në të cilin rast ishin vjedhur mjete pune të llojeve të ndryshme.

EkoHigjiena

Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar sendet e dyshuara të vjedhura të cilat pas verifikimit do të kthen tek pronari legjitim.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti me kallëzim penal do të përcillet në Prokurorinë Themelore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.