DYLON

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha takohet me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport
Avatar photo Redaksia

Sot, më datën 16.03.2023, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Gazmend HOXHA me stafin menaxherial, mirëpriti në një takim ambasadorin e misionit të OSBE-së në Kosovë, z. Michael DAVENPORT me bashkëpunëtorët e tij.

Ambasadori Davenport, shprehu urimet e tij për emërimin e z. Hoxha drejtor të përgjithshëm të PK-së dhe të dy u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së.

EkoHigjiena

Me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj ka qenë kruciale, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë deri në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.