Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton qytetarët të cilët gjatë reshjeve të fundit të shiut dhe breshrit, kanë pasur dëme në sektorin e bujqësisë që të lajmërohen në zyrat e kësaj drejtorie për kërkesë ndaj vlerësimit të dëmeve.
Qytetarët gjatë paraqitjes për kërkesë në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, duhet të kenë me vete vetëm dokumentin identifikues dhe të lajmërojnë kulturat e dëmtuara.
Zyrtarët nga DBPZHR tanimë kanë filluar punën në terren për vlerësimin e dëmeve.
Dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë vijnë si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit, si dhe erërave të forta gjatë ditës së hënë. /2LONLINE.com/