Tani kur jemi në prag të fillim vitit të ri shkollor, Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti, janë në vlugun më të madh të përgatitjes për mbarëvajtjen sa më të mirë të procesit edukativ arsimor.
Me këtë rast, ata bëjën thirrje për shtim të kujdesit, ngase situata epidemiologjike vazhdon të jetë jo mirë, gjë që mund të dëmtoj zhvillimin normal të mësimit.
“Për të arritur synimet që ky proces mësimor të nis dhe vazhdojë mbarë e pa probleme, autoritetet përgjegjëse komunale kërkojn vilgjilencë dhe përkushtim nga të gjithë akterët, duke u nisur nga nxënësit, personeli arsimor dhe prindërit, në mënyrë që me kujdesin e shtuar të parandalojm përhapjen e mundshme të virusit. Për këtë, duhet zbatuar në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, me ndërmarrjen e masave adekuate mbrojtëse, ruajtjen e distances, mbajtjen e higjienës dhe duke kufizuar lëvizjet në vendet e frekuentuara. Megjithëse kemi humbur shumë orë mësimore që nga marsi i këtij viti, kur mësimi u ndërpre, tani na duhet një përkushtim i të gjithëve që të shtojm kujdesin e ta mbajmë në zhvillim vijueshmërin e rregullt të mësimit për fëmijët tanë. Nëse së bashku e kemi situatën nën kontroll dhe nuk lejojm përhapjen e rasteve të reja me Covid 19, kjo do të na ndihmoj që të zhvillojm mësim normal dhe rikthim gradual të gjendjes normale”, thuhet në apelin e Drejtorisë së Arsimit, drejtuar nxënësve, prindërve dhe qytetarëve të komunës së Vitisë. /2LONLINE.com/