DYLON

Kamenica me kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë

Kamenica me kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, ka mbajtur një takim online me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa, kryetarët e komunave dhe drejtorët e DBPZHR-së.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe vështërsitë që po ballafaqohen fermerët e të gjitha komunave gjatë periudhës së pandemisë.

Drejtori i DBPZHR-së, në Kamenicë, Naim Arifi, ka falënderuar ministrin Besian Mustafa, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj fermerëve dhe komunave.

EkoHigjiena

“Sot, së bashku me kryetarët e komunave dhe drejtorët e bujqësisë, kemi mbajtur një takim online me ministrin e Bujqësisë Besian Mustafa, me të cilët biseduam për sfidat dhe vështërsitë që po ballafaqohen fermerët në këtë kohë pandemie. Falënderova ministrin Mustafa për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunat. I jam mirënjohës për gatishmërinë e treguar përgjatë gjithë kësaj kohe”, tha ai.

Gjithashtu drejtori Arifi ia ka drejtuar edhe disa kërkesa ministrit.

“Kërkesat tona për Ministrinë e Bujqësisë janë:
* Kërkova nga ministri që të hapen tregjet për shitjen e kafshëve,
*Të bëhet sa më shpejtë kompenzimi i dëmeve nga breshëri,
*Një çështje tjetër që është kërkesë e fermerëve dhe drejtorisë, është që të mos vonohen pagesat direkte për subvencione për këtë vit.
*Të bëhet vlerësimi si dhe shpallja e rezultateve për aplikacionet e dorëzuara në fazën e parë për grante 2020.
*Po ashtu, kërkova që të hapet sa më shpejt thirrja për grante, për masat 101-sektori i qumështit nga lopët qumështore, deleve dhe dhitë. Sektori i majmërisë së viqave, sektori i pemëve manore, sektori i vezëve dhe zhvillimit të turizmit”, ka shtuar Arifi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.