Menaxherë dhe skautë të ndryshëm nga Evropa e kanë kontaktuar italianin, duke u interesuar për sulmuesin Vedat Muriqi.
Drejtori sportiv të Fenerbahçes, Damien Comolli , më në fund ka folur për të ardhmen e Vedat Muriqit dhe e ka pranuar që janë disa klube të interesuara.
“Emrin e skuadrës nuk mund t’jua them, por mund t’ju tregoj se oferta që na ka ardhur për janar është 20 milionë euro për Muriqin”, theksoi Comolli.
Në fundjavë do të zhvillohet derbi më i madh në Turqi midis Galatasarayit dhe Fenerbahçes dhe në këtë ndeshje pritet të jetë i pranishëm një skaut i Juventusit.