DYLON

Vetëvendosje: Respektim të ligjit e mbështetje për personat me aftësi të kufizuara

Vetëvendosje: Respektim të ligjit e mbështetje për personat me aftësi të kufizuara
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i përbërë nga kandidatë për deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! kanë takuar Shoqatën Handikos dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, për të diskutuar mbi platformën qeverisëse të Lëvizjes mbi personat me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta.

Udhëheqësit e shoqatave treguan mbi problemet e hallet e tyre që vazhdojnë t’I ndjekin tash e 20 vite, prej mungesës së infrastrukturës e mjeteve të punës, financat e pakta e deri te moszbatimi I ligjeve në fuqi.

Lëvizja Vetëvendosje do të angazhohet që këto Shoqata të kenë të paktën paisjet e nevojshme për punë efektive, të rritet buxheti e sidomos fokusi do të jetë te fëmijët me nevoja të veçanta dhe me aftësi të kufizuara që nuk e vijojnë normalisht procesin mësimor për shkak të kushteve jo të duhura. Lëvizja do të angazhohet që në shkolla të ketë logopedë, mësimdhënës mbështëtës e asistentë profesional që do të mirreshin me fëmijët e kësaj kategorie të shoqërisë.

EkoHigjiena

Lëvizja Vetëvendosje Qendra Gjilan
Zyra për media dhe komunikim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.