Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj.
Drejtori Hoxha i dëshiroi mirëseardhje dhe uroi shkëlqesinë e tij për emërim në postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të vendeve, e në veçanti në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shtetit në fusha të ndryshme policore si dhe dy palët u dakorduan për vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. /2LONLINE/