DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për veprat “shtrëngim” dhe “kanosje”

Arrestohet një person i dyshuar për veprat “shtrëngim” dhe “kanosje”
Avatar photo Redaksia

Në një operacion të zhvilluar sot nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës , është arrestuar një person i dyshuar për veprat shtrëngim dhe kanosje.

Operacioni policor ka ardhur si rrjedhojë e një denoncimi që viktima e rastit ka bërë në polici me datën 23.10.2023.

EkoHigjiena

Nga hetimi preliminar që policia i ka bërë këtij rasti, është ngritur baza e dyshimit se personi i dyshuar përveç që ka kanosur viktimën i njëjti ka detyruar që të mbajnë një lidhje pa vullnetin e saj duke e shantazhuar me publikimin e disa fotografive.

Personi i dyshuar:

-Z.M, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton polvia e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.