Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, përmes platformës digjitale realizoi një takim zyrtar me zëvendësdrejtorët, drejtorët e departamenteve, divizioneve dhe drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore, për të diskutuar rreth realizimit të objektivave dhe planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Mehmeti, falënderoi në mënyrë të veçantë njësi e zyrtarë policorë që kane treguar suksese në trajtimin dhe zbardhjen e disa rasteve specifike. Falënderoi zyrtarët për menaxhimin e situatës, përfshirë sigurinë në trafik në këtë periudhë kur fluksi i bashkatdhetarëve është më i madh.
Në këtë takim përveç tjerash u diskutuan tema mjaftë të rëndësishme që ndërlidhen me sigurinë publike, me theks të veçantë “siguria në trafikun rrugor”, ardhja e bashkatdhetarëve, situata rreth pandemisë, disiplina dhe integriteti i zyrtarëve policore, vaksinimi i zyrtarëve policor që është duke shkuar sipas planeve të vaksinimit.
Porosia e këtij takimi ishte, vazhdimi i angazhimit dhe përkushtimit të mëtejmë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë profesionale nga të gjitha nivelet, duke ngritur përgjegjësinë në menaxhim dhe mbikëqyrje, me qëllim të një shërbimi sa më efikas karshi qytetarëve dhe vendit. /2LONLINE.com/