DYLON

Iku Arago, por erdhi me të shpejtë Bardhoku!

Iku Arago, por erdhi me të shpejtë Bardhoku!
Avatar photo Redaksia

Boshllëkun e krijuar pas largimit të mbrojtësit Jamal Arago, skuadra e futbollit, “Drita”, ka arritur shumë shpejtë ta mbushë, pasi në radhët e saja ka afruar lojtarin, Tun Bardhoku.

Skuadra bardh e kaltër e “intelektualëve” gjilanas, ka siguruar shërbimet e Bardhokut  për dy vitet e ardhshme, me mundësi të vazhdimit edhe për një vit.

EkoHigjiena

Ja postimi i tyre

Mirë se vjen Tun Bardhoku

Klubi jonë ka arritur që shpejt të gjej zëvendësuesin e Arago Jamal i cili karrierën e tij do ta vazhdojë në Azerbajxhan.

Tun Bardhoku është lojtari ynë me të cilin kemi plotësuar boshllëkun e krijuar me largimin e Aragos.

Marrëveshjen mes Bardhokut dhe klubit e ka prezantuar drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.

Kohëzgjatja e marrëveshjes është lidhur për dy vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

TUN BARDHOKU

FC DRITA

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.