Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, Behar Hyseni sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës më saktësisht Departamentin e Historisë të përfaqësuar nga Prof.Dr. Mentor Hasani i cili njëherësh është edhe shef i këtij departamenti.
Bashkëpunimi në fjalë është lidhur me qëllimin e bashkëpunimit të të dy institucioneve në lëmin e historisë e që përfshin: hartimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve shkencore, bashkëpunimi në organizimin e konferencave, simpoziumeve, tryezave shkencore e hulumtimeve, botimin e studimeve monografike dhe vëllimeve dokumentare nga fusha e historisë, arkeologjisë, trashëgimisë kulturore e turizmit, organizimin e debateve si dhe organizimin e ciklit të ligjeratave mbi rolin e historianit dhe ligjërimit të historisë. /2LONLINE/