DYLON

Takimi i Eksperteve Ndërkombëtar për Akreditimin e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane

Takimi i Eksperteve Ndërkombëtar për Akreditimin e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar ekipi i ekspertëve Ndërkombëtar për Akreditimin e programit Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane/bachelor si Njësi Akademike e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ekipi i ekspertëve i përbërë nga Prof. Hans-Joachim Giessmann, Prof Anna Bara, Mr. Marko Komso, si dhe përfaqësuesja nga Agjencia e Kosovës për Akreditim Leona Kovaçi, kanë zhvilluar takime të ndara me grupet e organizuara nga UKZ për këtë proces.

EkoHigjiena

Ekspertët kanë pasur takime të ndara me menaxhmentin e Universitetit, pastaj kanë pasur takim me përfaqësues të sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ, ndërkohë janë takuar me drejtuesit e programit studimor, me stafin mësimdhënës, po ashtu ekspertët kanë takuar edhe akterët e jashtëm/punëdhënësit.

Gjithashtu ekipi i ekspertëve ndërkombëtar ka vizituar objektin, sallat, kabinetet, bibliotekën, ku kanë parë nga afër hapësirat e zhvillimit të  procesi mësimor.

Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka thanë se takimet me ekspertë kanë shkuar shumë mirë për çka kanë falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të angazhuar në këtë proces. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.