Drejtori Berisha në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal qëndroi për një vizitë të shkurtër në Autoritetin e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga z. Tomislav Tuntev, drejtor i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u vlerësua lartë niveli i bashkëpunimit në mes të dy autoriteteve dhe u diskutuan edhe mënyra konkrete të thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen përmes këmbimit të përvojave dhe mbështetjes reciproke në fushën e operimeve, aerodromeve dhe shërbimeve të navigacionit ajror.
Në fund, drejtori Tuntev pranoi ftesën e drejtorit Berisha për vizitë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, të cilën tha se do ta realizoj me kënaqësi.