DYLON

Kryeprokurori Isufaj pret në takim kryeprokurorin Abazi

Kryeprokurori Isufaj pret në takim kryeprokurorin Abazi
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryeprokurori, Islam Abazi.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për të arriturat dhe sfidat e të dy prokurorive përkatëse, me theks në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. 

EkoHigjiena

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rishikimin e organizimit të institucioneve, shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në rajon.

Kryeprokurori Isufaj, të pranishmit i ka njoftuar me punën dhe funksionimin e Prokurorisë Speciale, si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion në përmbushjen e misionit të tij.

Delegacioni i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të Maqedonisë së Veriut, është pritur në takim edhe nga U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, me të cilin kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

Të pranishëm në këto takime ishin edhe përfaqësues të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të cilët mundësuan realizimin e këtyre takimeve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.