DYLON

Nënshkruhet marrëveshja e themelimit të Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Nënshkruhet marrëveshja e themelimit të Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut,Shpresa Jusufi.

Përveç diskutimeve mbi situatën aktuale dhe angazhimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Sveçla ka pranuar të nënshkruar nga Ministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski: “Marrëveshjen për themelimin e Pikave të Përbashkëta të Kalimit Kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

EkoHigjiena

Kjo Marrëveshje e nënshkruar sot edhe nga Ministri Sveçla është hartuar mbi marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve dhe ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Han i Elezit – Bllacë”, kontrollet doganore dhe kufitare do të kryhen në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPKK Bllacë) ndërsa në pikën e përbashkët të kalimit kufitar “Glloboqicë – Jazhincë” kontrollet doganore dhe ato kufitare do të bëhen në territorin e Republikës së Kosovës (PPKK Glloboqicë).

Qytetarët e dy shteteve tona përmes kësaj marrëveshje nuk do ti nënshtrohen më ndalesave të dyfishta por kontrollet do të bëhen vetëm në njërën pikë të kalimit. Ky thjeshtim i procedurave do të krijojë lehtësira të lëvizjes së personave dhe automjeteve. Do të kursejë kohën e qytetarëve dhe do të shmangë pritjet në pikat kufitare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.