DYLON

Kryetari Hyseni ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga

Kryetari Hyseni ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim pune ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Kryetari Hyseni e ka falënderuar ministrin Lloga për vizitën, derisa theksoi se ishte një takim përmbajtësor, në të cilin është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin e Komunës së Gjilanit me disa nga komunat e Maqedonisë së Veriut.

EkoHigjiena

“Ishte një bashkëbisedim përmbajtësor me temat që lidhen edhe me përvojat nga e kaluara e ministrit në pushtetin lokal dhe për sfidat e ndryshimet që pritet në ndodhin në të mirën e shqiptarëve në Meqedoninë e Veriut, sikurse edhe për sfidat që paraqiten në Kosovë. Po bëhen tash e gjashtë muaj që ministri e drejton njërën prej Ministrive më të ndjeshme në Republikën e Maqedonisë dhe unë i urova shumë suksese pozitën e re dhe për punën që po e bën”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke thënë se kanë diskutuar lidhur me sfidat e pushtetit lokal në të dy vendet.

“Kemi sfida që na bëjnë bashkë edhe në sfida rajonale, por edhe ato që i kemi brenda shtreteve tona”, ka thënë, ndër të tjera, ministri Lloga. ​/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.