Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka vizituar ekipen mjekësore të vendosur në kufirin tek “Dheu i Bardhë”, si dhe QMF-të në Roganë dhe Hogosht të Kamenicës.
Gjatë këtyre vizitave u diskutua lidhur me situatën momentale të krijuar nga COVID-19 dhe menaxhimin e saj nga personeli mjekësor në Komunën e Kamenicës.
Drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për gatishmërinë dhe punën e palodhshme të treguar gjatë këtyre muajve.
“Falënderojmë gjithë personelin mjekësor që gjatë kësaj periudhe ka dhënë maksimumin duke punuar pa ndalur. Përpos në QKMF dhe QMF-të tjera, ekipet mjekësore tani janë duke menaxhuar edhe kufirin e “Dheut të Bardhë”. Shpresoj që deri në fund të kësaj pandemie do të ecë gjithçka siç është më së miri”, tha Zajmi-Krasniqi. /2LONLINE.com/