DYLON

Po realizohen projekte në Pozheran, Çifllak dhe Tërpezë

Po realizohen projekte në Pozheran, Çifllak dhe Tërpezë
Avatar photo Redaksia

Kryetari Haliti dhe kryesuesi Pira, vizituan nga afër vendpunimet ku po realizohen disa projekteve në Pozheran, Çifllak dhe Tërpezë,

Drejtues komunal thanë se në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, po realizohen projekte të shumta. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë vizituar sot punimet në disa projekte.

Në fakt ata nga afër kanë vizituar Pozheranin ku kanë shikuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objekti të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” si dhe në ndërtimin e stadiumit në këtë lokalitet.

EkoHigjiena

Gjithashtu ata kanë vizituar punimet në çerdhen e re publike në Çifllak, ndërtimit të objekti të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Tërpezë të Vitisë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.