Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e Komunës së Gjilanit ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ku kanë shënuar 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit.
Me këtë rast, edhe Deniza Limani, drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, e Komunës së Gjilanit, ka mbjellë Pemën “Komuna e Gjilanit 2020”.
Krahas kësaj, pjesëmarrëse kanë qenë edhe drejtoritë e komunave tjera të Kosovës, të cilat kanë mbjellë po ashtu nga një pemë olimpike, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.