Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, në Komunën e Kamenicës, Burbuqe Leka, ka pritur në takim zyrtaren për Komunitetin nga Kombet e Bashkuara, Arianita Beqa-Rraci.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta.
Drejtoresha Leka tha se takime të tilla që kanë fokus të ardhmen e rinisë janë të mirëseardhura.
“Në takimin produktiv me Arianiten, zyrtare për komunitetin nga Kombet e Bashkuara diskutuam për mundësitë e projekteve të përbashkëta që mund të realizojmë deri në vitin 2025, me fokus të veçantë tek rinia. Objektivi ynë është të ofrojmë mundësi dhe mbështetje për t’i dhënë mundësi të rinjve të kontribuojnë aktivisht në shoqërinë tonë. Jemi të angazhuar për të ndihmuar në zhvillimin e iniciativave që do të përmirësojnë jetën e të rinjve në vitet që vijnë”, ka thënë Drejtoresha Leka.