DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të HIV/SIDA
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan, DKA dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Halil Alidema” në Pozheran, ka shënuar sot Ditën Botërore të HIV /AIDS me nxënësit e klasëve të IX-ta.

Dr.Vjollca Kadolli-Halili drejtoreshë e QKMF -Viti dhe Drita Pira drejtoreshë e shkollës, para të pranishmëve sqaruan qëllimin e ligjëratës, si dhe aktivitetet që QKMF po ndërmerrë në misionin e saj për parandalim dhe edukim shëndetësor.

EkoHigjiena

Me këtë rast dr.Festona Qamili – mjeke nga QKMF-së në Viti, ka mbajtur ligjëratën para nxënësve dhe ka treguar për shifrat ne botë, por edhe ne Kosovë. Që nga rasti i parë në Kosovë janë 212 raste me HIV/AIDS. Vetëm në vitin 2024 në Kosovë janë paraqitur 31 raste të reja.

Vlen të theksohet se QKMF në vazhdimësi përmes aktiviteteve të ndryshme në shkolla dhe komunitet po shënon ditët e kalendarit të promocionit të shëndetit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.