Fatbardha Emini, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Viti, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryetarin e Sindikatës së Arsimit në Viti, Kemajl Bislimi dhe Kryetarin e Këshillit të Prindërve për Viti, Avdyl Misini.
Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për përgatitjet që ka ndërmarrë komuna e Vitisë për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020 i cili ka filluar në të gjitha shkollat e kësaj komune.
Sipas drejtoreshës Arsimit, të dytë e kanë vlerësuar lartë përkushtimin e komunës së Vitisë për fillimin e vitit të ri shkollor.