Kastrati iu drejtohet me një thirrje shoqërore sindikalistëve dhe mësimdhënësve

Kastrati iu drejtohet me një thirrje shoqërore sindikalistëve dhe mësimdhënësve

“Sot dua t’i bëj thirrje publike për bashkëpunim Sindikatës. Duke nënshkruar Kontratën Kolektive ata bëhen partnerë në zbatimin e reformës. Reforma që po e bëjmë do të shtrihet në gjithë Kosovën. Kjo është një mundësi që të vendosim standarde mbi mbrojtjen e punëtorëve gjithandej”, ka thënë ndër tjerash, Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës, në një thirrje shoqërore, siç e ka quajtur ai, e me të cilën iu është drejtuar sindikalistëve dhe mësimdhënësve.

Ja postim i itij i plotë:

THIRRJE SHOQËRORE

Të dashur sindikalistë,

Të dashur mësimdhënës,

Tashmë jam takuar me shumicën prej jush në kapacitete e formate të ndryshme. Siç jemi kujdesur që të takohemi e t’i trajtojmë shqetësimet e të gjithëve. Angazhimi ynë për ta reformuar arsimin në Kamenicë, diku është pritur me dilema, dikujt i është dukur utopi. Analiza dhe trajtimi ynë e ka diagnostifikuar problemin. Sot, iniciativa jonë e ka nxjerrë zbuluar këtë problem që nuk është i kufizuar vetëm në komunën tonë, por qenka fenomen në mbarë Kosovën. Kamenica sot është pikëpamje për Kosovën.

Kemi pasur shqetësime mbi transportin e fëmijëve sepse kjo gjë nuk ka ndodhur më heret, por edhe mosbesim mbi përgjegjësinë e Komunës për të siguruar transport. Transporti bashkë me të gjitha kushtet e nevojshme sot është gati.

Gjatë takimeve të përbashkëta që kemi pasur, është sindikata e arsimit që në mënyrë të pakuptueshme për mua ka refuzuar marrëveshjen për Kontratë Kolektive. Ne e dimë se SBASHK kohë më parë ka kërkuar kushte më pak të favorshme se sa ofron kjo kontratë. Në anën tjetër, mësimdhënësit, të shqetësuar për të ardhmen e tyre, shtuar këtu përvojat jo të mira me qeverisjet e kaluara, e kanë dyshuar premtimin tonë për të mos e lënë askend pa të ardhura.

Kjo reformë nuk është thjesht fuzionim shkollash e dërgim i nxënësve nga një vendbanim në tjetrin. Për ta rritur cilësinë, ne do të hapim Qendra Mësimore, do të organizojmë mësime plotësuese, dhe do të hapim çerdhe. Kjo siguron mundësi që shumë nga mësimdhënësit e pa sistemuar në mësim të rregullt të angazhohem, ndërkohë që secili prej tyre, deri në angazhim e ka të siguruar një shumë prej 70% të pagës në muaj.

Sot dua t’i bëj thirrje publike për bashkëpunim Sindikatës. Duke nënshkruar Kontratën Kolektive ata bëhen partnerë në zbatimin e reformës. Reforma që po e bëjmë do të shtrihet në gjithë Kosovën. Kjo është një mundësi që të vendosim standarde mbi mbrojtjen e punëtorëve gjithandej. Ju e dini se një mbrojtje të tillë nuk e keni pasur më herët. Në anën tjetër, në kushtet e pozicionit bllokues të SBAShK, tashmë ka shumë mësimdhënës që individualisht janë pajtuar dhe mendojnë se duhet nënshkruar kontrata. Nuk është bindje as mënyrë e jona ta bëjmë rolin e përçarësit, apo të grevëthyesit. Prandaj, edhe po kërkojmë marrëveshje me Sindikatën.

Më këtë reformë që nga fillimi i kemi synuar dy gjëra: rritjen e cilësisë së procesit mësimor për fëmijët, dhe mbrojtje për ata që në cilendo mënyrë preken nga ajo. Të dyjat po i arrijmë! Secila kritikë e ndihmon reformën sepse zgjeron pikëvështrimin. Secili sygjerim është i dobishëm sepse ndihmon realizimin. Por, gjithashtu secila pengesë me qëllim bllokues veçse na e shton vendosmërinë.

KOMENTE