Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, së bashku me stafin e saj, ka vizituar disa nga bizneset lokale në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë takimi nga afër me pronarët, dëgjimi i kërkesave që ata kanë, si dhe për t’u njoftuar me punët që këto biznese kryejnë.
“Bizneset si: Gollaku Food, Dekorimi, Mobileria Arbi, Metal Punues Lili-Lindi, Fidanishtja Kopshti, N.T.P Luani, Tirol etj, ishin falënderues ndaj vizitës së Drejtoreshës Burbuqe Leka, duke adresuar po ashtu edhe disa nga kërkesat e tyre, që kishin të bëjnë me mungesën e punëtorëve, zbatimin e Rregullores për orarin e punës, sigurimin e sistemit të ujitjes etj”, thuhet në njoftimin e komunës.
Drejtoresha, Burbuqe Leka, është shprehur se të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen nga drejtoria që ajo përfaqëson, duke i siguruar përkrahje dhe grante të tjera, ashtu siç kanë vepruar deri më tani. /2LONLINE/