DYLON

Dardanapress mbanë punëtorinë: Shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit rom në arsimim, shëndetësi, punësim…

Dardanapress mbanë punëtorinë: Shfrytëzimin e të drejtave të komunitetit rom në arsimim, shëndetësi, punësim…
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur punëtorinë lidhur me shfrytëzimin e të drejtave të  komunitetit Rom në arsimim, shëndetësi, punësim, etj.

Qëllimi i organizimit të punëtorisë është informimi i qytetarëve të komunitetit Rom mbi shfrytëzimin e të drejtave ligjore dhe rritjes se bashkëpunimit me Organet Komunale, Organizatave të Shoqërisë Civile.

EkoHigjiena

Në fillim të punëtorisë Projekt Menaxheri Sherafedin Vranja, njoftoi pjesëmarrësit për qëllimin, realizimin e projektit duke i listuar  aktivitetet e mbajtura deri më tani si dhe për  objektivat e synuara të projektit duke kërkuar nga institucionet komunale mbështetje nga institucionet  lokale në trajtimin e drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve me theks të veçantë të  komunitetit Rom.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në kë punëtori kanë paraqitur kërkesat dhe nevojat e komunitetit Rom, si rekomandime kryesore të dala janë: Shkollimi i nxënësve në nivelin e lartë arsimor, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, regjistrimi i dhe pajisja me dokumentacion të qytetarëve Rom nga regjistrimi civil, organizimi më i mirë i jetës kulturore dhe sportive për të rinjtë, shfrytëzimi i palestrës sportive, përmirësimi i gjendjes socio ekonomike dhe rritja e punësimit, etj.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë: Nënkryetarja për komunitete Aleksandra Jovanovic ,qytetarë të komunitetit Rom, zyrtarë komunal, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mediet lokale.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje te Komuniteteve në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.